Dier tregon çfarë i tha Ramosi pas ndërhyrjes së ashpër

  • 17 October 2018 - 11:11
Dier tregon çfarë i tha Ramosi pas ndërhyrjes së ashpër

Fitorja e Anglisë ndaj Spanjës në Sevilla do të mbahet mend për shumë vite. Spania nuk kishte humbur në shtëpi për 15 vite, derisa Anglia nuk kishte fituar në Spanjë që prej vitit 1987.

Dy gola nga Raheem Sterling dhe një nga Marcus Rashford i dhanë epërsinë “Tre luanëve” prej 3-0 në pjesën e parë.

Por, në pjesën e parë ndodhi diçka tjetër, shumë më pak e rëndësishme, që tifozëve u pëlqeu më së shumti.

Pas vetëm 11 minutave lojë, Eric Dier u vërsul drejt Sergio Ramosit ndaj të cilit ndërhy ashpër, për cka edhe mori karton të verdhë.

Pavarësisht ndëshkimit, tifozëve të Anglisë u pëlqeu.

Dhe duket se edhe vetë Ramosit i ka pëlqyer, po ashtu.

I pyetur nëse mbrojtësi i Real Madridit i kishte thënë diçka negative pas ndërhyrjes, Dier tha se në fakt spanjolli e kishte uruar.

“Asgjë. Thjesht më uroi”, tha Dier.

 

?(Kosova Sot)