Wenger: Gjermania ka nevojë për Ozilin

  • 17 October 2018 - 12:59
Wenger: Gjermania ka nevojë për Ozilin

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, shpreson se Mesut Ozil mund të bindet për t’u kthyer në ekipin kombëtar të Gjermanisë, pasi pensionimit menjëherë pasi përfundoi Kupa e Botës këtë verë në Rusi.

Ozili u pensionua duke u ankuar për trajtim të keq që Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) ia kishte bërë pas Botërorit, në të cilin Gjermani dështoi plotësisht.

Ekipi i Joachim Low nuk qe në gjendje as ta kalonte fazën grupore, duke pësuar humbje turpëruese ndaj Meksikës dhe Koresë Jugore.

Forma e tyre e dobët ka vazhduar edhe pas Kupës së Botës, pasi u mposhtën nga Holanda – që nuk ishte kualifikuar për Kupën e Botës – dhe nga kampionia e Botës Franca në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve këtë muaj.

Wengeri ka qenë trajner i Ozilit gjatë viteve 2013-2018 në Arsenal, dhe tani insiston se ekipit kombëtar të Gjermanisë i mungon ai.

|Mendoj se Gjermania ka nevojë për Ozilin dhe shpresoj se Low mund ta bindë atë të kthehet”, tha Wenger për Sport Bild.

“Ozil është super futbollist dhe nuk ka qenë më i keqi në Kupën e Botës”, shtoi ai.

 

(Kosova Sot)