Wenger: Do t’i kthehem punës në janar

  • 17 October 2018 - 13:38
Wenger: Do t’i kthehem punës në janar

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se ai planifikon t’i kthehet përsëri punës në pozitën e trajnerit të ndonjë klubi apo kombëtareje qysh në janar.

Ish-trajneri i Arsenalit kishte vendosur të largohej nga stadiumi Emirates në fund të sezonit të kaluar, kur edhe u zëvendësua me Unai Emeryn. Wengeri kishte kaluar gjithsej 22 sezone me topçinjtë.

Fillimisht, mendohej se largimi i tij nga Arsenali do të thoshte se ai do të pensionohej nga futbolli, megjithatë francezi e ka mohuar këtë gjë, duke insistuar se do t’i rikthehet punës si trajner në janar dhe se tashmë ka marrë oferta.

“Po, duket se do të kthehem më 1 janar. Nuk e di ende se ku do të shkojë. Kam pushuar dhe jam gati t’i kthehem punës përsëri”, ka thënë Wenger për Sport Bild.

“Ka shumë shoqata dhe kombëtare që janë interesuar, mund të shkoj edhe në Japoni. Falë 22 viteve në Arsenal, kam shumë përvojë në nivele të ndryshme. Kam oferta nga gjithandej në botë”. 

(Kosova Sot)