Catherine e pranon propozimin e Gasolit për martesë (Foto)

  • 17 October 2018 - 14:00
Catherine e pranon propozimin e Gasolit për martesë (Foto)

Ylli i San Antnio Spurs në NBA, Pau Gasol, ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se partnerja e tij, Catherine McDonnell, ka pranuar propozimin e tij për martesë.

“Jam shumë i lumtur që jam fejuar me një grua të mrekullueshme. Dëshiroj që ta shijojmë të gjithë jetën në krahët e njëri-tjetrit”.

Vetëm pak orë më pas, edhe bukuroshja McDonnell, një gazetare me origjinë kaliforniane, e ka ndarë lajmin me 19 mijë ndjekësit e saj: “Po! Nuk do të të lë kurrë të largohesh. Jam shumë e lumtur që do të të shoh në sy përgjatë gjithë jetës sime.”


 

(Kosova Sot)