Gratë në futbollin iranian: imazhi që pritej që nga viti 1981

  • 17 October 2018 - 15:08
Gratë në futbollin iranian: imazhi që pritej që nga viti 1981

Rreth 100 gra ishin të pranishme në stadiumin në Teheran për ta shikuar një ndeshje miqësore mes Iranit dhe Bolivisë.

Kjo po shihet nga shumë persona si hap i qartë në drejtimin e duhur në luftë për të drejtat e grave në këtë vend. Për 37 vite të plota, asnjë grua nuk lejohej të futej në stadium, pasi qeveria islamike e kishte marrë pushtetin dhe i ua kishte ndaluar atyre përcjelljen e ndeshjeve në stadiume në fund të viteve 1970-ta.

Hera e fundit që gratë ishin lejuar në stadiume të futbollit në Iran ishte në vitin 1981, dhe pas këtij vitit ato detyroheshin të maskoheshin si burra – duke rrezikuar të arrestoheshin – në mënyrë që të shikonin futboll nga tribunat në vendin e tyre.

Sipas agjencisë shtetërore e lajmeve ILNA, vetëm një grup i përbërë nga familjaret e lojtarëve e patën privilegjin ta shikonin ndeshjen ndaj Bolivisë nga afër. Ato patën rastin ta shihnin Iranin duke e mposhtur Bolivinë 2-1 falë golave të Alireza Jahankakhsh dhe Mehdi Torabi.

Ato u panë në tribuna dhe e thyen barrierën e madhe që ka shkaktuar ankesa të panumërta nga shoqatat, aktivistët dhe qeveritë për shkelje të të drejtave të grave.


(Kosova Sot)