Flamengo e konfirmon shitjen e yllit brazilian në Milan

  • 17 October 2018 - 15:17
Flamengo e konfirmon shitjen e yllit brazilian në Milan

Drejtori i përgjithshëm i Flamengos, Bruno Spindel, ka konfirmuar se klubi brazilian ka arritur marrëveshje me Milanin për Lucas Paquetan.

Milani është pajtuar t’ia paguajë plot 35 milionë euro Flamengos për Paquetan dhe Bruno Spindel i ka siguruar kuqezinjtë se klubi do ta nderojë marrëveshjen.

“Vendimi ka qenë i mirë për Flamengon në aspektin strategjik. Nuk kemi përse të presim më gjatë. Nëse është gjë e mirë për klubin, atëherë duhet ta besh. Flamengo deshi ta mbajë Paquetan më gjatë dhe t’ia zgjasë kontratën”, tha ai.

Ai zbuloi se disa klube kanë qenë të interesuara për të.

“Disa klube nuk vlen të përmenden, por të paktën 10 klube ishin në garë, jo të gjitha në nivelin e njëjtë, natyrisht”, shtoi ai.

“Oferta e Milanit ishte më e mira dhe është e mirë edhe për lojtarin. Ata e kishin Kakan, i cili bëri histori atje”, shtoi ai.

(Kosova Sot)