Juventus, 80 mln euro për fantazistin e shumëkërkuar nga Allegri

  • 17 October 2018 - 16:03
Juventus, 80 mln euro për fantazistin e shumëkërkuar nga Allegri

James Rodriguez mund të bëhet një lojtar i Juventus.

Kolumbiani, aktualisht i huazuar te Bayern Munich nga Real Madrid, do të ishte njër përforcim i rëndësishëm për Massimiliano Allegri-n, i cili, do të kishte më në fund fantazistin e shumëkërkuar në sezonet e fundit.

Juventus, sipas shtypit italian, është e gatshme të paguajë 80 milionë euro. Për ta dërguar 27-vjeçari mëngjarash në Torino është vënë në lëvizje edhe kolumbiani i bardhezinjve, Juan Cuadrado.

Problemi i vetëm është se James Rodriguez mund të nxjerrë jashtë loje argjentinasin Dybala, duke parë se luajnë pak e shumë në të njëjtin pozicion. Gjithsesi, ky do të ishte një problem i mirëpritur nga trajneri i “Zonjës”, i cili do të kishte në dispozicion një armë tjetër të rrezikshme.

 

(Kosova Sot)