Alvarez: Jam këtu për t’u dhënë njerëzve atë që ata duan

  • 17 October 2018 - 16:04
Alvarez: Jam këtu për t’u dhënë njerëzve atë që ata duan

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez, kampioni i botës në peshën e mesme, ka deklaruar se është gati të duelojë sërish ndaj kazakut Gennady Golovkin, për të zhvilluar mes tyre edhe një përballje të tretë në ring. Canelo do të duelojë më 15 dhjetor ndaj britanikut Rocky Fielding, por kjo sfidë do të zhvillohet në peshën super të mesme, me meksikanin që do të ngjitet një kategori peshe më lart.

“Nëse njerëzit e duan këtë sfidë të tretë ndaj “Triple G” për mua do të jetë një kënaqësi t’i jap mundësinë për një duel të tretë. Unë jam këtu për t’u dhënë njerëzve atë që ata duan, t’u ofroj atyre një duel të mirë dhe nëse ata duan një përballje të tretë me Golovkin le ta organizojmë”, u shpreh Canelo Alvarez.

 

(Kosova Sot)