Iniesta: Do të ishte fantastike të luaj kundër Barcelonës

  • 17 October 2018 - 16:38
Iniesta: Do të ishte fantastike të luaj kundër Barcelonës

Pasi që Barcelona ka bërë të ditur se do të udhëtojë në Japoni verën e ardhshme si pjesë e turneut parasezonal, legjenda e tyre, Andreas Iniesta, ka sugjeruar se do të ishte fantastike nëse ai do të kishte mundësi të luante kundër ish-klubit të tij me Vissel Kobe, klubi aktual i tij.

“Do të ishte fantastike nëse do të ndodhte kjo gjë. Mendoj se ky do të ishte një mundësi historike si për mua, ashtu edhe për mbështetësit japonezë”, ka thënë Iniesta, i cili kishte luajtur për 16 sezone në Barcelonë.

Iniesta kishte qenë pjesë e skuadrës së Barcelonës që nga viti 2002 deri këtë vit. Gjatë këtyre 16 viteve me klubin katalonas, Iniesta i kishte bërë 442 paraqitje dhe i kishte shënuar 35 gola.

Gjithashtu, mesfushori legjendar ka bërë të ditur se ai dëshiron ta përfundojë sa më mirë këtë sezon, nga i cili kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje. Gjatë nëntë ndeshjeve që nga transferimi i tij në Japoni, ai i ka shënuar dy gola.

“Shpresoj se do të kontribuoj më shumë për ekipin. Jam duke u përshtatur pak nga pak me jetën në Japoni, si dhe me kolegët dhe ligën japoneze. Kobe është një qytet i bukur”.

(Kosova Sot)