Ademi: Jam vetëm ushtrues detyre

  • 17 October 2018 - 18:42
Ademi: Jam vetëm ushtrues detyre

Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva arkëtoi tri pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Gjilanin. Fadil Ademi tha se është vetëm ushtrues detyre i trajnerit te Llapi! “Jam i privilegjuar që isha zëvendës i Sokolit pasi e ka lënë skuadrën në një gjendje të mirë, ne po vazhdojmë rrugën e tij. Ne  jemi munduar me fituar e jo me luajt duke i pasur parasysh edhe mungesat. Jam trajner që nga fillimi, por kam kërkuar nga klubi që të angazhojnë një trajner të ri, derisa të bëhet një zgjidhje jam vetëm ushtrues detyre”, ka thënë Ademi.

 

(Kosova Sot)