Coutinho ia propozon Barcelonës sulmuesin e Liverpoolit si pasues të Suarezit

  • 17 October 2018 - 18:46
Coutinho ia propozon Barcelonës sulmuesin e Liverpoolit si pasues të Suarezit

Barcelona ka gjetur në Liverpool zëvendësuesin e mundshëm të Luis Suarez.

Katalanët kanë identifikuar sulmuesin e Liverpoolit, Robert Firmino, si zëvendësuesin e përsosur të Luis Suarez, raportojnë mediet në Spanjë.

Deri te ky interesim, Barcelona ka ardhur pas propozimit që ka marrë nga ylli i tyre, Philippe Coutinho, që pikërisht nga Liverpooli është transferuar në ‘Camp Nou’, dhe në ‘Anfield Road’ ka luajtur së bashku me Firminon.

Sipas ‘El Chiringuito’, sulmuesi 27 i prinë listës së Barcelonës për të zëvendësuar Suarezin.

Luis Suarez është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, tani sulmuesi uruguaian është 31 vjeçar, dhe kampionët e La Ligas e kanë parë të arsyeshme të mendojnë për pasuesin e tij.

 

(Kosova Sot)