Xavi tregon pse Guardiola hyri në “luftë” me Mourinhon

  • 17 October 2018 - 18:59
Xavi tregon pse Guardiola hyri në “luftë” me Mourinhon

Kanë filluar të publikohen pjesë të një dokumentari që i kushtohet Pep Guardiolas.

Trajneri i Manchester Cityt, cilësohet njëri nga trajnerët më të mirë që ka pasur futbolli, me gjithë sukseset që ka arritur në karrierën e tij.

Vitet më të arta Guardiola i ka te Barcelona, me të cilën skuadër aplikoi një sistem të veçantë të lojës, gjë që i solli të gjitha tituj e mundshëm në futboll.

Shkas këto suksese, kanë bërë që Guardiolas t’i kushtohet një film dokumentar, ku për të flasin gjithë ata që kanë punuar me të, përfshirë edhe Xavin Hernandez.

Ish mesfushori i Barcelonës ka folur për një pjesë shumë interesante, të përfshirjes së Pep Guardiolas në “luftë” me Jose Mourinhon, kur ky i fundit drejtonte Real Madridin.

Xavi në këtë dokumentar thotë se Guardiola thjeshtë iu përgjigj thirrjes së njerëzve të Barcelonës, që kërkonin reagimin e tij pas provokimeve që vinin nga Jose Mourinho.

Betejat mes Barcelonës dhe Real Madridit, kur këto dy skuadra për trajner kishin Pep Guardiolan dhe Jose Mourinhon, kanë dhuruar gjithmonë spektakël për tifozët, duke marrë vëmendjen e tifozëve në gjithë botën.

 

(Kosova Sot)