Operohet Sadio Mane

  • 17 October 2018 - 19:11
Operohet Sadio Mane

Futbollisti i Liverpoolit, Sadio Mane është ka përfunduar me sukses operacionin në dorë.

Raportohet se ai ka thyer gishtin gjatë stërvitjeve para ndeshjes së kombëtares së tij, Senegalit kundër Sudanit.

26 vjeqari është kthyer në Merseyside por është në dyshim paraqitja e tij ndaj Huddersfield Town në fundjavë.

Mungesa e tij do të ishte e madhe për strategun gjerman Jurgen Klopp, i cili nuk do të mund të llogaris as në shërbimet e fantazistit egjiptian, Mohamed Salah.

Rikuperimi i lojtarit do të monitorohet vazhdimisht gjatë dy ditëve të ardhshme, atëherë edhe kur do të mësohet përfundimisht nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës, e cila është shumë e rëndësishme në rrugëtimin e ‘The Reds’ drejt titullit kampion.

 

(Kosova Sot)