“Chelsea e kërkoi shumë Ruganin”

  • 17 October 2018 - 22:25
“Chelsea e kërkoi shumë Ruganin”

Agjenti i Daniele Ruganit ka konfirmuar se “Chelsea kishte insistuar shumë për transferin e Rugani, por ai kurrë nuk kërkoi largimin nga Juventusi”

Mbrojtësi 24 vjeçar kishte punuar për një kohë me Maurizio Sarri në Empoli dhe ishte synim i tij edhe gjatë kohës sa ishte trajner në Napoli.

“Chelsea bëri shumë përpjekje për të negociuar me të, Juve e mori në konsideratë, por lojtari asnjëherë nuk kërkoi largimin”, tha agjenti i tij, Davide Torchia për radio RMC Sport.

“Synimi i tij ishte ta fitonte vendin në 11’ën startuese. Juve besonte në lojtarin dhe ne do të diskutojmë rinovimin e kontratës së tij së shpejti”.

“Ajo skadon më 2021, kështu që nuk ka shumë urgjencë, por ne nuk mund të presim edhe shumë gjatë”.

Deri me tani, këtë sezon, Rugani ka bërë vetëm një paraqitje në Serie A dhe ka hyrë si zëvendësues në kohën shtesë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. 

 

(Kosova Sot)