Lainer në Lazio

  • 17 October 2018 - 23:06
Lainer në Lazio

Anësori i djathtë i mbrojtjes nga RB Salzburg, Stefan Lainer ka dhënë indikacione që ai mund të transferohet në Lazio gjatë janarit. “Ne do të shohim çfarë do të ndodh gjatë muajve të ardhshëm”

Austriaku 26 vjeçar kishte pësuar lëndim në gju dhe ishte shumë afër që të transferohet në Serie A gjatë verës.

“Nuk ka asnjë pikë zhgënjimi për atë që ka ndodhur, tani ne do të shohim çfarë do të ndodh në muajt në vazhdim pasi që shumë klube janë të interesuar për mua”, tha ai për Laola1.tv.

“Të luash për Salzburg është kënaqësi por mundësitë e tjera do të shikohen”.

Kalimi i tij në Lazio bën që Lainer të ribashkohet me ish mikun e tij të skuadrës në RB Salzburg, kosovarin Valon Berisha.

 

(Kosova Sot)