Giroud kërkohet nga klubi tjetër londinez

  • 18 October 2018 - 09:15
Giroud kërkohet nga klubi tjetër londinez

West Hami është duke e shikuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Chelseat, Olivier Giroud.

Klubi londinez tentoi transferimin e ish-sulmuesit francez të Arsenalit para kalimit të tij në Chelsea, mirëpo oferta e tij ishte refuzuar menjëherë.

Giroud ka më pak se një vit kontratë të mbetur te Chelsea, dhe West Hami po shpreson në transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.

Prej se u transferua në Chelsea nga Arsenali në vitin 2017, Giroud është paraqitur 26 herë, dhe ka shënuar 5 gola me fanellën blu.

(Kosova Sot)