Khabib Nurmagomedov në Prishtinë? Ja e vërteta e fotos së shumëpërfolur

  • 18 October 2018 - 09:15
Khabib Nurmagomedov në Prishtinë? Ja e vërteta e fotos së shumëpërfolur

Khabib Nurmagomedov është njëri nga sportistët më të komentuar të momentit.

Kjo pasi sportisti i UFC-së ka mposhtur Conor McGregor në duelin e dekadës të ‘kafazit’ duke regjistruar 27 fitore dhe asnjë humbje.

Por në një foto që ka qarkulluar në rrjetet sociale shihet se ai ka arritur në Prishtinë dhe ishte duke pirë një kafe rasti, derisa foton e ka postuar artisti Afrim Ismaili.

Por si duket Ismaili është tallur paksa, pasi më poshtë mund ta shihni foton origjinale, që dmth se fotoja e mësipërme është montazh.



(Kosova Sot)