Rashfordi në radarin e Juventusit

  • 18 October 2018 - 09:23
Rashfordi në radarin e Juventusit

Juventusi është duke e konsideruar transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Sulmuesi anglez, i cili është lidhur me një kalim të mundshëm te Chelsea, ka hasur në vështirësi këtë stinor për një vend standard në formacionin e “Djajve të kuq”.

Këtë stinor Rashford është paraqitur në 7 ndeshje, dhe e ka shënuar një gol.

20-vjeçari paraqitet me Manchester Unitedin që nga viti 2015, dhe deri më tani i ka 130 paraqitje, 33 gola dhe 17 asistime në të gjitha garat me fanellën e kuqe. 

(Kosova Sot)