Tottenham lë jashtë skuadrës Adebayorin

  • 03 September 2015 - 18:30
Tottenham lë jashtë skuadrës Adebayorin

Tottenham Hotspurs e kanë lënë jashtë skuadrës për garat e Premier Ligës, sulmuesin Emmanuel Adebayor.

Adebayor nuk është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino e as në ato të klubit londinez, andaj u la jashtë listës prej 21 lojtarëve për garat e ligës elite angleze.

Togolezi ishte i lidhur me një largim nga “White Hart Lane”, gjatë këtij afati kalimtar veror me West Ham United si klubin më të interesuar për ta transferuar, mirëpo  në fund dështoi të arrinte marrëveshje me “The Hammers”.