Emery dështojë t’a mbajë Ramseyn në Arsenal

  • 18 October 2018 - 18:29
Emery dështojë t’a mbajë Ramseyn në Arsenal

Uelsiani duket se është afër për tu larguar nga Emirates Stadium

Unai Emery i është shmangur pyetjeve për të ardhmen e Aaron Ramsey në Arsenal por ka dhënë pak siguri nëse ai dëshiron që të rri në Lindër.

Ramsey ka një dekadë që është në klub kur ju bashkua atij si tinejxher nga Cardiff City, por ai është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe mendohet se ai nuk është afër për t’u rinovuar.

Topxhinjtë mund ta humbasin pa para nëse nuk e shesin atë në janar, pasi që nuk ka arritur që të nënshkruajë kontratë afatgjate me të.

 “Për mua janar është shumë larg. Jam duke menduar për ndeshjen e së hënës. Dua që të gjithë lojtarët të rrinë, me mentalitet për të luajt, për të luajtur bashkë dhe për të fituar”.

Emery nuk ishte fare bindës kur u pyet nëse Ramsey do të qëndrojë te me Gunners.

“Përgjigja e ime është e njëjtë. Fokusi i imë është në ndeshjen e radhës: ndeshje futbolli. E ardhmja është nesër. Këtë arsyeje, ia shpjegojë çdo lojtari dhe juve po ashtu, punojë në mentalitet për të fituar ndeshjen e radhës. Gjërat individuale nuk me takon mua që të flas”.

Ish trajneri i Sevillas dhe Paris Saint-Germainit të paktën foli se Ramsey nuk është tërësisht jashtë planeve të tij.

“Dëshirojë që ai të luaj si lojtarët e tjerë”, tha Emery. “Për shembull, në ndeshjen e fundit startojë nga banka, pastaj luajti 25 minuta dhe shënoi e asistoi gol. Të hënën (kundër Leicester), është e njëjta gjë nësë ai starton në 11’she apo nga banka, duhet që të jetë i fokusuar në ndeshje dhe të na ndihmojë. Nuk është më ndryshe së lojtarët e tjerë”.


(Kosova Sot)