Lirohet nga akuzat për sulm tifozi i Romës që sulmoi atë te Liverpoolit

  • 18 October 2018 - 19:01
Lirohet nga akuzat për sulm tifozi i Romës që sulmoi atë te Liverpoolit

Tifozi i Romës, Filippo Lombardi ishte burgosur për tri vite për sjellje të dhunshme, por sot është liruar nga akuzat se ka lënduar një tifozë të Liverpoolit

Sean Cox kishte mbetur në koma pas dhunës jashtë Anfield në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në prill.

53 vjeçari kishte pësuar lëndime në tru pasi që ishte grushtuar, derisa gjykatësit e kishin vërtetuar se tani ai nuk mund të ulet dhe të flas.

Lombardi ishte akuzuar me këtë akuza nga gjykata e Britanisë së Madhe si shkaktar i këtij incidenti.

Sot, një gjykatë në Preston Crowe ka pranuar q1ë 21 vjeçari kishte mbështjellë një rrip në dorën e tij për t’u mbrojtur pasi që tifozët e Reds kishin filluar që të bëhen “më shumë agresiv” pasi që Cox ishte grushtuar.

Lombardi ka pranuar se është përfshirë në dhunë dhe përleshje, por ka mohuar akuzat se ai ka lënduar dikë në trup dhe sot ai nuk ishte parë që është fajtor për akuzat që janë vërtetuar.

Duke dhënë provat në fillim të kësaj jave, 21 vjeçari ka theksuar se ai “nuk e kishte kuptuar çfarë ishte duke ndodhur” tek Cox por “atij i vjen shumë keq për atë çfarë ka ndodhur, dhe i vije shumë keq për situatën e tij”, edhe pse “unë nuk jam përfshirë në këtë sulm”.

Gjykata e Preston Crown Court i është thënë se një tjetër burrë, që referohet me numrin N40, ishte përgjegjës për goditjet që i janë bërë Cox në tokë, e që kanë shkaktuar lëndimet e tij.

Lombardi është dënuar më tri vite burg për shkaktim të dhunës, i cili tashmë i ka pranuar ato.

(Kosova Sot)