Bale i kthehet stërvitjeve

  • 18 October 2018 - 21:59
Bale i kthehet stërvitjeve

Klubi është në sezonin më të dobët të shënimit të golave në 33 vitet e fundit, por gjiganti spanjoll ka mirëpritur kthimin e anësorit në stërvitje të plota.

Gareth Bale  është kthyer në stërvitje të plota me Real Madridin për ti dhënë kështu shtytje sulmit të Julen Lopeteguit.

Bale ishte zëvendësuar në humbjen e fundit në La Liga të Real Madridit kundër Alaves në Madrid para se të shkonte në Kombëtare.

Kjo humbje e zgjati kohën pa gol të Madridit  në katër ndeshje në të gjitha garat, e cila është më e gjata pa shënuar që nga viti 1985.

Bale megjithatë kishte shkuar në Wales, por nuk ka luajtur për Kombin e tij.

Anësori i mungoi Kombëtares në miqësore me Spanjën pastaj la Wales para fitores së tyre kundër Republikës së Irlandës në Ligën e Kombeve, por Ryan Giggs tha se ka një lëndim të vogël në muskuj. 

 

 

(Kosova Sot)