Juventusi e kërkoi Pastoren

  • 03 September 2015 - 19:09
Juventusi e kërkoi Pastoren

Javier Pastore ka zbuluar se skuadra e Juventusit kishte tentuar ta transferonte atë në Torino gjatë kësaj vere mirëpo, argjentinasi insiston se nuk ka e ka synim largimin nga Franca.

Mesfushori deklaroi se edhe ai ishte synim i Massimiliano Allegrit, i cili ishte i lidhur me transferimin e një trekuartisti gjatë  afatit kalimtar veror e që në fund e mori Hernanesin.

“Juventusi mu afrua mua”, tha Pastore për ESPN radio.

“Mirëpo, PSG nuk kishin synim të më shitnin dhe unë nuk e synoja largimin nga Franca”