McManaman: Real Madrid ta transferojë Mbappen

  • 18 October 2018 - 23:57
McManaman: Real Madrid ta transferojë Mbappen

Pak liojtarë kanë mbetur për tu kujtuar për Real Madridsin si Steve McManaman, pasi që ai njihet si njëri prej më të suksesshmëve në Santiago Bernabeu

Ai ka shënuar njërin prej golave më historik në historinë e klubit, ai ka shënuar 14 gola në total dhe është i pari anglez që ka fituar në Ligën e Kampionëve me një klub jo britanik.

Tani, një ambasador i La Ligas dhe analist, ai mbetet njëri prej më të mirëve në analiza të Los Blancos derisa i ka sugjeruar atyre që ta transferojnë Mbappen.

“Natyrisht është e mundshme, gjithçka është e mundshme sot”, ka thënë ai kur është pyetur nga MARCA nëse ai do ta dëshironte Neymar apo Mbappe.

“Nuk mendoj që ata do të paguajnë shumë për Mbappen, por nuk mendoja që Ronado do të largohej nga Real Madridin, por ai u largua”.

“Kënd do ta preferoje që të luaj për Real Madrid tani? Mbappen. Ai është i ri, 19 vjeçar dhe mendoj që keni arsye pse mund të mësoni edhe më mirë atë, ai do të vinte me lehtë në Real”.

 

(Kosova Sot)