Luiz: Vendosa vet për largimin nga Chelsea

  • 03 September 2015 - 19:17
Luiz: Vendosa vet për largimin nga Chelsea

David Luiz ka deklaruar se ishte vendimi i tij për t’u larguar nga Chelsea dhe jo i trajnerit të klubit Jose Mourinho.

Braziliani u largua vitin e kaluar nga Chelsea drejt Paris Saint-Germainit për 50 milionë funte dhe tani thotë se nuk ka pas shumë kontakte me trajnerin portugez para se të largohej.

“Ishte një periudhë në të cilën mësova shumë. Nuk mund të them se ishte e vështirë”, ka deklaruar mbrojtësi për “Bleacher Report”.

“Kur ju kaloni në eksperiencë të re dhe situata të reja në jetën tuaj, kjo është kur ju ‘rriteni’.Unë e dija se do të largohesha para Botërorit. Kur u largova, isha me kombëtaren dhe nuk kisha shumë kontakte me Mourinhon. Isha në Brazil në pushimin e parë para përgatitjes për Kupën e Botës”.

“Gjithçka mu prezantua, pranova dhe ai më dërgoi një mesazh të shkurtër ‘paç fat’. Më pas, shkova drejt në Paris. Nuk u ktheva në Londër”, shtoi Luiz.