Sanchez i kërkon agjentit t’ia gjejë një klub të ri, i gatshëm t’i thotë lamtumirë Manchester Unitedit

  • 19 October 2018 - 10:01
Sanchez i kërkon agjentit t’ia gjejë një klub të ri, i gatshëm t’i thotë lamtumirë Manchester Unitedit

Alexis Sanchezi është duke e konsideruar seriozisht largimin nga Manchester Unitedi në të ardhmen e afërt, pasi tashmë i ka kërkuar agjentit të vetë të gjejë klub të ri për të.

Sanchezi e ka përjetuar një periudhë të vështirë nëntëmujore në “Old Trafford”, që prej se iu bashkua klubit nga Arsenali në janar, duke pasur vështirësi ta gjejë formën.

Sipas Daily Mail, kiliani i ka informuar përfaqësuesit e vet të flasim me klubet evropiane për ta parë nivelin e interesimit të tyre në të.

29-vjeçari i ka shënuar vetëm katër gola dhe dhuruar gjashtë asiste në 25 ndeshje për Djajtë e kuq, që përbën rënie të madhe në formë krahasuar me formën që kishte në Barcelonë dhe arsenal, ku do ta shënonte një gol çdo tri ndeshje, dhe çdo dy ndeshje respektivisht.

(Kosova Sot)