Higuain lëshon “bombën”

  • 19 October 2018 - 10:05
Higuain lëshon “bombën”

Nuk është sekret që Chelsea ka mungesë të sulmuesve, prandaj fakti se klubi ka qenë aq afër ta transferojë Gonzalo Higuainin verën që lamë pas nuk do ta bëjë atë të ndihet aspak më mirë.

Sulmuesi argjentinas në fund iu bashkua Milanit si lojtar i huazuar nga Juventusi.

Por, Chelsea ka mundur shumë lehtë të ishte destinacioni i tij, që nuk ndodhi për një arsyeje.

Ai pohoi se në Chelsea e kishte dëshiruar atë vetëm trajneri, jo të tjerët.

“Pati një dallim thelbësor: të gjithë në Milan e dëshiruan transferimin tim, prej klubit deri te trajneri. Në Chelsea vetëm trajneri më dëshiroi”, tregoi ai
 

(Kosova Sot)