Drejtuesit e Bayernit i japin mbështetje të plotë trajnerit Niko Kovac

  • 19 October 2018 - 14:24
Drejtuesit e Bayernit i japin mbështetje të plotë trajnerit Niko Kovac

Zyrtarët e Bayern Munichut i kanë ofruar përkrahje të plotë trajnerit të tyre shumë të kritikuar, Niko Kovacit, pasi e ardhmja e tij u vu në pikëpyetje javët e fundit dhe u raportuar se ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, do ta zëvendësonte atë në stol në “Allianz Arena”.

Një ecuri prej katër ndeshjeve pa fitore, Bayern Munichu renditet në vendin e gjashtë në Bundesligë, me katër pikë më pak se lideri Borussia Dortmundi.

Si pasojë, presioni ndaj Niko Kovacit është rritur ndaj të cilit janë bërë thirrje që të bëjë ndryshime në fushë dhe në stol.

Presidenti Uli Hoeness, kryetari Karl-Heinz Rummenigge dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic, dolën së bashku në një konferencë për media, për ta përkrahur publikisht kroatin.

“Jam akuzuar se nuk e kam mbrojtur publikisht Niko Kovacin. Për ketë më duhet të sqaroj diçka. Përse? Ne e vlerësojmë punën e tij. Nuk kemi përse ta mbështesim veten publikisht. Çfarë ndodhi këtu është mosrespekt dhe fyese. Ky klub do të bashkohet në publik përsëri”, tha Hoeness.

Ndërsa Salihamidzic tha: “Niko e di se ne e mbështesim. Ajo që po ndodh këtu është fyese”.

Rummenigge shtoi: “Është ditë më rëndësi për Bayernin sepse ne nuk do ta lejojmë të vazhdojë ky raportim degradues që nuk bazohet në fakte. Nga sot do t’i mbrojmë lojtarët, trajnerin dhe klubin tanë”. 

(Kosova Sot)