Ky është gjyqtari i derbit Inter-Milan

  • 19 October 2018 - 14:54
Ky është gjyqtari i derbit Inter-Milan

Marco Guida është përzgjedhur që të vendosë drejtësinë në takimin mes Interit dhe Milanit, që do të luhet të dielën, në orën 20:30.

Ky është derbi i tretë në karrierë për këtë gjyqtar, teksa dy të mëparshmit janë ai i vitit 2014, që u mbyll në barazim, dhe ai i sezonit të kaluar, i vlefshëm për Kupën e Italisë, që u fitua nga Milani.

Guida ka gjykuar si Interin ashtu edhe Milanin në nga një ndeshje këtë stinor. Zikaltërit kishin fituar në udhëtim te Sampdoria, kurse kuqezinjtë e kanë mposhtur Romën në San Siro.

 

(Kosova Sot)