Dy shtetet ndaj të cilave Kosova s’mund të luajë në kualifikime për EURO 2020

  • 19 October 2018 - 15:34
Dy shtetet ndaj të cilave Kosova s’mund të luajë në kualifikime për EURO 2020

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, ka bërë të ditur se Kosova nuk do të mundë të jetë në grupin e njëjtë kur të hedhet shorti për kualifikime në Kampionatin Evropian “EURO 2020”.

UEFA i bëri të ditura emrat e shteteve që nuk mund të jenë në të njëjtin grup për kualifikime në ngjarjen kontinentale, duke konfirmuar se Kosova nuk mund të përballet me Serbinë dhe Bosnjën.

UEFA vlerëson se në një përballje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë mund të shkaktojë probleme serioze që kalojnë kufijtë e sportit. Prandaj edhe është shmangur mundësia që këto dy ekipe kombëtare të jenë në të njëjtin grup.

Po ashtu, Kosova nuk do të luajë as kundër Bosnjës, në një skenar të ndikuar nga zhvillimet politike dhe incidentet që UEFA shpreson se në këtë mënyrë, do të evitohen.

Tre çifte të tjera që nuk do të mund t’i shohim në kualifikime për Euro 2020, janë Armeni-Azerbajxhan për shkak të konfliktit të hershëm për rajonin e Nagorno Karabakut, Spanjë-Gjibraltar dhe Rusi-Ukrainë.

Shorti për EURO 2020 do të hidhet më 2 dhjetor, ndërsa për herë të parë në historinë prej gjashtë dekadash të UEFA-s, do të zhvillohet në 10 shtete dhe 12 qytete. 

 

(Kosova Sot)