Lopetegui thotë se e ka përkrahjen e plotë të klubit

  • 19 October 2018 - 15:49
Lopetegui thotë se e ka përkrahjen e plotë të klubit

Levante do të shpresojë ta shtojë presionin edhe më shumë ndaj Julen Lopeteguit dhe Real Madridit duke e nxjerr të paktën një pikë ndaj tij në ndeshjen e së shtunës në La Liga, megjithatë ish-trajneri i Portos e ka bërë të qartë se klubi e përkrah përkundër raportimeve për tensione në kryeqytetin spanjoll.

Rezultatet e fundit nuk kanë qenë aspak të mira për Los Blancos, pasi skuadra ka dështuar të shënojë në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe kështu spekulimet se Lopeteguit i duhet të luftojë për ta ruajtur punën janë rritur.

Por, Lopetegui ndien se drejtuesit e klubit e përkrahin plotësisht.

“Absolutisht, [ndiej se klubi më përkrah]. Në këto momente jam i qetë dhe i përqendruar në punë”, tha Lopetegui në një konferencë për media para ndeshjes.

“Presim ndeshje të vështirë ndaj një skuadre që është përmirësuar në të gjitha aspektet dhe i ka fituar dy ndeshjet e fundit. Ata kanë sulm efektiv, por unë i besoj cilësive dhe ekipit tanë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)