Barazon Kroacia

  • 03 September 2015 - 20:56
Barazon Kroacia

Kroacia nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen e zhvilluar më Azerbajxhanin, të vlefshme për kualifikimet e “EURO 2016”

Edhe pse kroatët e dominuan ndeshjen ata nuk arritën të realizojnë në portën e Azerbajxhanit duke arkëtuar vetëm një pikë nga ky takim.

Kroacia tani ka 15 pikë në grupin H, dy më shumë se Italia e cila nga ora 20:45 e zhvillon ndeshjen me Maltën dhe në rast fitoreje do t’i kalonte kroatët.

Bullgaria-Norvegjia, është ndeshja tjetër që zhvillohet në këtë grup.