“Neymari është rritur te PSG”

  • 19 October 2018 - 16:29
“Neymari është rritur te PSG”

Ish-bashkëlojtari i Neymarit te Santos, Ganso, beson se braziliani është rritur më shumë si lojtar te Paris Saint-Germaini.

Këta të dy mund të ribashkohen të shtunën në fushë, në ndeshjen mes PSG-së dhe Amiens, ku në këtë klub është i huazuar Ganso nga Sevilla.

“Në stinorin e kaluar ai është rritur”, tha Ganso për L’Equipe.

“Tani ai po luan më shumë në qendër, mendoj se secilën herë ai është duke u bërë më i mirë”.

“Ai është pjekur mjaftueshëm, më parë ai ka qenë një driblues, mirëpo tani ai ka një rol të ndryshëm”. 

 

(Kosova Sot)