Kësaj skuadre i ka shënuar më së shumti gola Messi

  • 19 October 2018 - 18:13
Kësaj skuadre i ka shënuar më së shumti gola Messi

Barcelona kthehet në aksion në La Liga të shtunën ndaj Sevillas, dhe Lionel Messi do të jetë i gatshëm ndaj skuadrës që i ka shënuar më së shumti gola.

Në 34 paraqitje të Messit ndaj Sevillas, i ka shënuar plot 31 gola ndaj klubit në fjalë.

Golin e parë ndaj Sevillas, ylli argjentinas e shënoi më 15 tetor të vitit 2006, në fitoren 3-1 të Barcelonës, atë kohë kishte numrin 19 në fanellë.

Po ashtu Messi e ka thyer rekordin e golashënuesit më të mirë të ligës, Telmo Zarras, pikërisht ndaj Sevillas, duke shënuar hat-trick në fitoren 5-1 në vitin 2014.

 

(Kosova Sot)