Tifozët kuqezi presin ekipin e Kombëtares në Danimarkë

  • 03 September 2015 - 21:31
Tifozët kuqezi presin ekipin e Kombëtares në Danimarkë
Kombëtarja Shqiptare mbërrin në Danimarkë. Ekipi kuqezi është pritur në aeroport nga dhjetëra tifozë shqiptarë, të cilët presin fitoren në përballjen e së premtes në Kopenhagen.

Videoja është regjistruar nga të pranishëm në pritjen plot ovacione që iu rezervua futbollistëve të Kombëtares dhe është publikuar në “Facebook” nga faqja “Shqipëria ime”. Ndeshja Danimarkë-Shqipëri do të zhvillohet në stadiumin “Telia Parken”, në datën 04 shtator, ora 20:45.