Çmenduri, akordohet penallti në minutat e fundit, trajnerët futen në fushë dhe përleshen

  • 19 October 2018 - 21:33
Çmenduri, akordohet penallti në minutat e fundit, trajnerët futen në fushë dhe përleshen

Në javën e kaluar ka ndodhë një çmenduri në Liban.

Në ndeshjen mes Racing dhe Al Ghazia që ishte 1-1 deri në minutën e 90’, gjyqtari akordoi për penallti në favor të Raacing.

Mirëpo pas kësaj, dy trajnerët e skuadrave u futën në fushë dhe filluan të përleshen, ku si pasojë e kësaj, gjyqtari vendos ta anulojë penalltinë dhe vendosi që ta ndryshojë në korner.

Ndërsa Racing pas kornerit e shënoi golin e fitores. 

 

 

(Kosova Sot)