“Icardi më i mirë se Higuain”

  • 20 October 2018 - 10:13
“Icardi më i mirë se Higuain”

Ish-lojtari i Interit, Ivan Zamorano insiston se Mauro Icardi është sulmues më i mirë se sa Gonzalo Higuain, dhe beson se kapiteni i Interit do të shënojë ndaj Milanit.

Derbi della Madonnina pritet të zhvillohet të dielën prej orës 20:30, në “San Siron” e stërmbushur.

“Nuk ka favorit kur është derbi, mirëpo do të jetë një betejë për gjatë 90 minutave”, ka thënë Zamorano për Sky Sport Italia.

“Interi duhet të fitojë. Icardi është më i mirë se Higuaini dhe kapiteni ynë do të shënojë të dielën, ashtu siç ka bërë në derbin e fundit”.

“Gjëja e mirë është se Icardi mund të luajë si sulmues i vetëm ose bashkë me Lautaro Martinezin”. 

 

(Kosova Sot)