Reagon Neymar pas lajmeve se do të kthehet në Barcelonë

  • 20 October 2018 - 11:22
Reagon Neymar pas lajmeve se do të kthehet në Barcelonë

Që prej se është shpërndarë spekulimi, Neymari ka folur për herë të parë për mundësinë e rikthimit të tij në Barcelonë.

Ylli i Paris Saint-Germainit ka postuar një video në Instagramin e tij , ku shihen faqet e para të gazetave spanjolle, Mundo Deportive dhe AS, të cilat kanë informuar për një rikthim të tij në “Camp Nou”, dhe i ka akuzuar dy të fundit, transmeton Gazeta Express.

Mbi video ai ka shkruar: “Fake News”, që i bie lajme të rreme. 

Neymari i ka fituar dy La Liga dhe Ligën e Kampionëve në për gjatë katër vjetëve sa ka qëndruar në Barcelonë.

Ai u largua në korrik të viti 2017, pasi PSG e pagoi klauzolën e tij, që ishte 222 milionë euro, mirëpo klubi katalonas e ka mohuar një rikthim të mundshëm të tij, po ashtu edhe së fundmi këtë e mohoi vetë lojtari.

(Kosova Sot)