Mourinho u thotë kritikëve: Më sulmoni mua, jo lojtarët

  • 20 October 2018 - 11:40
Mourinho u thotë kritikëve: Më sulmoni mua, jo lojtarët

Jose Mourinho ka thënë se është i pa lumtur me tretmanin që është duke e marrë nga mediat në Manchester United, mirëpo ai ka thënë se do t’i pranojë sulmet në mënyrë që t’i mbrojë lojtarët.

Portugezi e ka pranuar se spekulimet e fundit kanë qenë jo të mira për skuadrën e tij, mirëpo ai është i gatshëm që t’i mbrojë lojtarët e tij nga gjëra të tilla.

“Është problemi im që të merrem me këto gjëra, unë jam njeriu që duhet t’i lejojë atë ta shijojnë futbollin ashtu siç kanë bërë në pjesën e dytë ndaj Newcastle”, ka thënë Mourinho.

“Sinqerisht nuk jam i lumtur, por nëse duhet të jetë dikush që të ballafaqohet me këto, jam unë, preferojë të jem unë para lojtarëve në këso situatash”.

“Po më pengojnë shpifjet, sepse jam njeri sikurse je ti”.

Mourinho është kritikuar vazhdimisht nga mediat në këtë fillim të stinorit, për shkak të fillimit jo të mirë me Unitedin, mirëpo fitorja e fundit ndaj Newcastle në “Old Trafford” duket të jetë pikë kthyese e “Djajve të kuq”, të cilët sot përballen me Chelsean në “Stamford Bridge” duke filluar prej orës 13:30.

 

(Kosova Sot)