Fitojnë Belgjika dhe Uellsi

  • 03 September 2015 - 22:53
Fitojnë Belgjika dhe Uellsi

Belgjika dhe Uellsi i janë afruar kualifikimit në “EURO 2016”, pasi të dyja shënuan fitore në ndeshjet e tyre respektive në grupin B.

Belgët ia dolën ta rikthejnë rezultatin ndaj Bosnjës duke fituar kështu në fund 3:1. Për boshnjakët shënoi Dzeko ndërsa për belgët shënuan Fellaini, De bruyne dhe Hazard.

Për dallim nga Belgjika, Uellsi e mposhti Qipron në udhëtim 1:0. Golin e vetëm për uellsianët e shënoi, Gareth Bale në minutën e 82 të takimit.

Ndeshja tjetër në këtij grupi, Izraeli e mposhti Andorën 4:0.

Uellsi prinë në grupin B me 17 pikë, i ndjekur nga Belgjika me 14 dhe Izraeli me 12. Qipro i ka 9 pikë, Bosnja 8 dhe Andora 0 pikë.