Levante i shënon gol Realit midis Bernabeut

  • 20 October 2018 - 13:46
Levante i shënon gol Realit midis Bernabeut

Skuadra e Julen Lopeteguit është në telashe të mëdha.

Në ndeshjen që po zhvillohet mes Real Madridit dhe Levantes, kjo e fundit arriti ta shënojë golin e parë të ndeshjes.

Goli erdhi në minutën e 7’ të ndeshjes nga Jose Morales, i cili për mrekulli arriti ta kalojë portierin Thibaut Courtois, për ta dërguar pastaj topin në rrjetë.

Rezultati momental është Real Madrid 0 - 1 Levante.

Kujtojmë që real Madridi nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit, po ashtu pa shënuar gol.

 

(Kosova Sot)