Crespo flet për derbin Inter – Milan

  • 20 October 2018 - 14:22
Crespo flet për derbin Inter – Milan

Hernan Crespo ka luajtur për Interin dhe Milanin dhe ka folur pak para derbit të madh italian.

Skuadra e Milanit luan me Interin të dielën me fillim nga ora 20:30, në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A.

“Interi është në një fazë më të avancuar të zhvillimit të tyre tani, pasi pas gjashtë vjetësh ata janë kthyer në Ligën e Kampionëve dhe Suning kanë punuar në këtë projekt më shumë se Elliott Management”, tha fillimisht Crespo.

“Milan po vjen nga një periudhë kaotike. Me Leonardo dhe Paolo Maldini si drejtorë, të paktën ata po fillojnë të rikrijojnë një pjesë të atij identiteti, por kanë nevojë për disa vite të tjera për t’u kthyer në epokën e artë”.

“Mendoj se Higuain është ideal për taktikat e Gennaro Gattuso. E njëjta gjë vlen për Icardi në Inter, pasi krahët e Luciano Spalletti janë të përsosur për ngritjen e një finalisti vdekjeprurës si ai”, përfundoi Crespo.

 

(Kosova Sot)