Liverpooli i Shaqirit synon të kthehet te fitorja ndaj Huddersfield, formacionet zyrtare

  • 20 October 2018 - 17:50
Liverpooli i Shaqirit synon të kthehet te fitorja ndaj Huddersfield, formacionet zyrtare

Liverpooli i Xherdan Shaqirit do të kërkojë ta shënojë fitoren e parë në tri ndeshje në Premierligë, dhe për ta arritur një gjë të tillë duhet ta kalojë pengesën e quajtur Huddersfield.

Huddersfield e pret Liverpoolin në “Kirklees Stadium”, në një ndeshje të javës së nëntë, që nis në orën 18:30.

Skuadra e Jurgen Kloppit barazoi dy herë radhazi, ndaj Manchester Cityt dhe Chelseat në dy ndeshjet e fundit në ligë dhe tani synon tri pikët e plota.

Në letër, kjo duket shumë e lehtë, pasi përballë do ta ketë një skuadër që nuk di çka është fitorja në këto tetë ndeshje.

Huddersfield ka barazuar tri herë, ndërsa ka humbur pesë herë tjera në tetë ndeshje./Express/

Formacionet zyrtare:

Huddersfield:
 

Image
Image

(Kosova Sot)