Vjen edhe goli i tretë në takimin Barcelona – Sevilla

  • 20 October 2018 - 22:33
Vjen edhe goli i tretë në takimin Barcelona – Sevilla

Është shënuar edhe goli i tretë në takimin mes Barcelonës dhe Sevillas.

Katalunasit kanë trefishuar avantazhit pas golit të uruguaianit, Luis Suarez.

Përfaqësuesi ameriko-latin penalltinë e fituar vetë e konvertoi në gol në minutën e 63-të, për të dërguar kështu skuadrën e tij drejt një fitoreje të rradhës.

Më poshtë e keni edhe penalltinë e kthyer në gol nga sulmuesi i jashtëzakonshëm, por që sipas të gjitha gjasave po kalon muajt e fundit në mitikun Camp Nou.

Kujtojmë që për ç’do ndryshim eventual nga ky duel dhe jo vetëm, do t’iu raportojmë në kohë reale.

(Kosova Sot)