Napoli me lehtësi e mposht Udinesen e Valon Behramit

  • 20 October 2018 - 22:53
Napoli me lehtësi e mposht Udinesen e Valon Behramit

Napoli e ka mundur Udinesen e kosovarit Valon Behrami me lehtësi 3-0 në Serisë A të shtunën në Udine, duke e shfrytëzuar shumë mirë lëshimin e Juventusit, që më herët u ndal me barazim nga Genoa.

Skuadra e Carlo Ancelottit, që iu kthye fitoreve në Serie A dy javë më parë me triumfin ndaj Sassuolos pas humbjes ndaj Juventusit vetëm një javë më herët, e arriti fitoren e dytë radhazi duke e mposhtur lehtësisht 3-0 Udinesen.

Napoli e shrtytezoi shumë mirë lëshimin e Juventusit, që barazoi 1-1 me Genoa sot më herët, dhe iu afrua në vetëm katër pikë bardhezinjve.

Fabian Ruiz realizoi gol sensacional për ta thyer akullin për skuadrën e Napolit, kur e mposhti portierin kundërshtar nga largësia.

Ndërsa, 10 minuta para fundit, Napoli shënoi edhe dy gola tjerë për t’ia vënë kapakun kësaj fitoreje.

Daries Mertnez shënoi nga penalltia për 2-0 në minutën e 82-të, derisa Marko Rog tre minuta më pas për 3-0.

Napoli tani ka 21 pikë në vendin e dytë, katër më pak se Juventusi në vendin e parë.

(Kosova Sot)