Lajmi i fundit: Messi i humb ndeshjet e Barçës kundër Interit dhe Real Madridit

  • 20 October 2018 - 23:49
Lajmi i fundit: Messi i humb ndeshjet e Barçës kundër Interit dhe Real Madridit

Lionel Messi do t’i humbasë dy ndeshjet më të rëndësishme të Barcelonës deri tani këtë sezon, pasi do të mungojë tri javë shkaku i lëndimit të dorës, njofton klubi katalonas.

Messi u lëndua në fitoren e Barcelonës 4-2 ndaj Sevillës në La Liga të shtunën, dhe testet mjekësore konfirmojnë se argjentinasi e ka kthyer ashtin radial të dorës së djathtë, i cili do ta lërë atë tri javë jashtë fushës.

“Testet mjekësore të kryera për lojtarin e ekipit të parë, Lionel Messin, kanë konfirmuar se ai ka pësuar thyerje të ashtit radial në dorën e djathtë. Do të jetë jashtë fushës për tri javë përafërsisht”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.  

Pas një çereku lojë, gjatë të cilit Messi shkëlqeu me një super asist dhe me një gol fantastik, argjentinasi e lëndoi dorën e djathtë pasi një rrëzimi të pakëndshëm.

Messi u përpoq të kthehej në fushë pasi mori tretman mjekësor për rreth 10 minuta, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

Si rrjedhojë, ai u zëvendësua nga Ousmane Dembele.

Messi, në fakt është dërguar direkt në qendrën mjekësore “Ciutat Esportiva de Sant Joan Despi”, raporton Catalunya Radio.

Messi do të mungojë ndaj Interit këtë të mërkure në Ligën e Kampionëve, si dhe në El Clasico ndaj Real Madridit të dielën që vjen në La Liga. 

(Kosova Sot)