Ylli i Real Madridit: Jemi me Lopeteguin deri në vdekje

  • 21 October 2018 - 08:55
Ylli i Real Madridit: Jemi me Lopeteguin deri në vdekje

Pas Sergio Ramosit dhe Dani Ceballosit, edhe Marcelo e ka mbështetur trajnerin e kritikuar ashpër të Real Madridit, Julen Lopeteguin, pasi kampioni evropian pësoi edhe një humbje tjetër tronditëse në “Santiago Bernabeu” të shtunën pasdite.

Marcelo ishte golashënuesi i vetëm i Madridit në humbjen 2-1 ndaj Levantes dhe goli i tij kontribuoi të paktën për t’i dhënë fund ecurisë prej 481 minuta pa gol gjigantit spanjoll.

Pas ndeshjes, braziliani ka thënë se lojtarët janë me trajnerin, pavarësisht rezultateve negative në katër javët e fundit.

“Ne jemi me të [Julen Lopeteguin] deri në vdekje”, tha Marcelo për BeIN.

“Ai na flet qartë dhe kemi marrëdhënie shumë të mira me të, prandaj ta lemë të punojë”, shtoi ai.

“Unë i ndiej ngjyrat e këtij klubi dhe ndihem keq kur nuk fitojmë. S’mund ta krahasosh Lopeteguin me [Rafa] Benitezin”, shtoi ai. 

 

(Kosova Sot)