Pamje të reja, kështu e zemëroi Mourinhon anëtari i Chelseat duke festuara para tij (Foto)

  • 21 October 2018 - 09:43
Pamje të reja, kështu e zemëroi Mourinhon anëtari i Chelseat duke festuara para tij (Foto)

Anëtari i stafit teknik të Chelseat, Marco Ianni, golin e barazimit në ndeshjen e djeshme kundër Manchester Unitedit duke festuar para Jose Mourinhos për inat të tij. Megjithatë, pamje të reja nga kjo ngjarje tregojnë se ai kishte festuar në këtë mënyrë dy herë, e jo vetëm një herë.

Goli i Ross Barkleyt në minutën e 96-të arriti ta barazojë rezultatin në Stamford Bridge duke bërë që pikët të ndahen mes dy klubeve angleze. Chelsea kishte qenë fillimisht në epërsi, mirëpo dy golat e Anthony Martial kishin arritur ta kthenin rezultat në favor të Manchester Unitedit.

Anëtari i stafit të Maurizio Sarrit, Ianni, e festoi këtë gol para Mourinhos, duke shkaktuar kështu një reagim nga portugezi, i cili i ngrit në këmbë dhe e ndoqi Iannin drejt tunelit, duke kërkuar për një përleshje.

Në pamjet fillestare dukej se Ianni kishte festuar vetëm një herë para trajnerit portugez, megjithatë pamjet e reja tregojnë se ai e kishte bërë një gjë të tillë edhe gjatë kthimit të tij drejt bankës së Chelseat.

Pas kësaj përleshjeje, ku ishin përfshirë edhe pjesëtarët e tjerë të të dy ekipeve, Ianni kishte shkuar për t’i kërkuar falje, pasi që një gjë të tillë ia kishte kërkuar shefi i tij, Sarri. Këtë gjë e kanë bërë të ditur të dy trajnerët në konferencat për shtyp pas ndeshjes.

Për më tepër, Mourinho ka bërë të ditur se i kishte thënë Ianni: “Nëse me të vërtetë po më kërkon falje, e pranoj”, pasi që ka thënë se gjëra të tilla kishte bërë edhe ai vetë gjatë karrierës së tij. 

Image

 

(Kosova Sot)