Sonte derbi della Madonnina, formacionet e mundshme

  • 21 October 2018 - 09:46
Sonte derbi della Madonnina, formacionet e mundshme

Interi dhe Milani do ta ballafaqohen sonte në “San Siro” për herë të parë në sezonin 2018/19 të Serisë A në derbin della Madonnina.

Interi ka bërë fillim më të mirë këtë sezon sesa Milani, duke i fituar gjashtë ndeshjet e fundit radhazi në të gjitha garat. Milani, po ashtu ka lënë mbresa në javët e fundit, duke e mposhtur 4-1 në udhëtim një Sassoulo që po fluturonte me formë të mirë.

Dhe një fitore për Milanin, nënkupton se kuqezinjtë iu afrohen zikaltërve në vetëm një pikë.

Për vendasit, Sime Vrslajko mbetet i lënduar dhe do të mungojë, por ai është mungesa e vetme me të cilën përballet Luciano Spalletti. Përndryshe, pritet që Interi të luajë me formacionin e njëjtë si ndaj Spalit dy javë më parë.

Milani, në anën tjetër, do të jetë pa dy mbrojtësit e krahut, me Andrea Contin që edhe po rikuperohet nga lëndimi i gjurit që e pësoi në prill dhe Ivan Strinicin që ka probleme me zemër.

Derbin do ta humbasin edhe Riccardo Montolivo dhe Mattia Caldara.

Takimi do të zhvillohet në “San Siro” me Interin si vendas dhe do të nisë në orën 20:30.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Inter: Handanovic; D'Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic, Politano, Perisic, Nainggolan; Icardi.

Milan: Donnarumma; Abate, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Higuaín, Calhanoglu.

 

(Kosova Sot)