Marquez e mbron titullin kampion bote në Moto GP

  • 21 October 2018 - 13:31
Marquez e mbron titullin kampion bote në Moto GP

Marc Marquez ia ka dalë me sukses të mbrojë titullin kampion bote në Moto GP, pasi ka siguruar titullin kampion për vitin 2018, në saj të triumfit në garën e Motegit.

Piloti spanjoll i Hondës menaxhoi mjaft mirë garën, ndërsa përfitoi edhe nga fakti që rivali i tij kryesor, Andrea Dovizioso gaboi dhe doli nga pista, pak xhiro larg fundit.

Triumfi i Marquez bëhet edhe më i bukur, pasi vjen në garën e shtëpisë, për motorin që ai drejton, Hondën, ndërsa në Motegi u ngjitën në podium edhe Crutchloë e Rins, me Valentino Rossin që u rendit i katërti.

Marc Marquez arrin kështu të fitojë titullin e pestë kampion në Moto GP dhe të shtatin duke llogaritur edhe ato në garat 125 CC dhe Moto2, ndërsa vlen të theksohet se kanë mbetur ende edhe 3 gara, që të mbyllet ky sezon.

 

(Kosova Sot)